Pak sodë buke dhe uthull që furra e sobës të shkëlqejë

Pastrimi i furrës është një nga gjërat më pak të këndshme, por të nevojshme për t’u bërë nga një zonjë shtëpie. Më poshtë, ne do t’ju tregojmë një mënyrë të sigurt, natyrale dhe efektive për pastrimin e furrës, pa përdorur kimikate

Edhe pse kjo mënyrë e të pastruarit mund të marrë pak më tepër kohë, mundimi ia vlen

Hiqni rrjetat e telit, tepsitë, termometrat dhe çdo gjë tjetër që mund të keni brenda në furrë
Merrni një filxhan ose një filxhan e gjysmë sodë buke dhe shtojini një ose dy lugë gjelle me ujë
Përziejini së bashku derisa të formohet një pastë që hapet kollaj (homogjene)
Duke përdorur një dorezë filloni të përhapni këtë pastë në të gjithë furrën, duke i kushtuar vëmendje të gjithë elementëve të saj. Mos harroni të bëni këtë gjë edhe në brendësi të derës së furrës
Vazhdoni kështu derisa të lyeni me pastën e përgatitur të gjithë furrën, duke përfshirë edhe derën e saj. Më pas mbylleni derën e furrës dhe lëreni ashtu për 12 orë ose gjatë gjithë natës
Hapeni derën e furrës, duke përdorur në fillim një leckë të lagur për të fshirë pastën e tharrë në të gjithë furrën. Mund të filloni të fshini nga dera e të vijoni më pas në brendësi
Mund të keni nevojë për një peshqir për të pastruar më mirë furrën gjatë këtij procesi dhe duhet ta shpëlani atë herë pas here
Vendosni pak uthull të bardhë në një shishe me sprucim
Spërkateni me pak uthull brendësinë e furrës tuaj. Uthulla do të përzihet me përzierjen e mbetur të sodës dhe do ta bëjë atë të dukshme dhe të lehtë për ta fshirë.Tani keni një furrë të pastër dhe me shkëlqim!