Zbulohen “sendet” që u gjetën në vendin ku u mbyt nëna me tre fëmijë!

Ditën e sotme u publikuan pamjet tragjike të çasteve të fundit në Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj para se të mbyteshin në lumin Buna.

Lidhur me paqartësitë se si ka arritur ajo të hedhë tre fëmijët në lumë, dhe më pas të mbytet vetë, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi, në emisionin “Breaking” nuk përjashtoi mundësinë që 39-vjeçarja t’u ketë dhënë fëmijëve qetësues.

“Një dyshim është se nëna mund t’i ketë dhënë medikamente fëmijëve për të ulur reagimin e tyre. Më kanë thënë që panë vendit janë gjendur sende ushqimore. Kruasan, çokollata që mendohet se kanë ngrënë nga fëmijët. 80 metra më poshtë është gjetur trupi i pajetë i një prej fëmijëve”, u shpreh Prençi në Top News.

Ndërsa gazetarja Dorjana Bezat zbuloi se Alma Arrazi disa herë kishte kryer divorc faktik duke u larguar te familjarët e saj, por bashkëshorti Erdgys Arrazi shkonte dhe i merrte edhe me forcë. Ajo tha se pritet që atopsia të hedhë dritë nëse nëna apo fëmijët kishin konsumuar lëndë psikotropike apo medikamente.

“Ajo ka tentuar disa herë të bëjë një divorc faktik, është larguar me fëmijët e të afërmit, por disa herë bashkëshorti ka shkuar dhe ka marrë, edhe me forcë mund të thuhet, fëmijët. Ai i bënte presion duke i thënë se edhe në gjykatë nuk do të mund t’i merrte fëmijët pasi nuk kishte mundësi ekonomike”, u shpreh gazetarja Bezat.Zbulohen “sendet” që u gjetën në vendin ku u mbyt nëna me tre fëmijë!