Humb jeten ne moshe te re nga semundja e kancerit aktorja 40 vjecare

Aktorja Annie Wersching, e njohur për rolet e saj për në seriale televizive si Timeless dhe 24 Orë, është ndarë nga jeta pas një beteje trevjeçare me kancerin.

Ndarjen nga jeta të aktores 45-vjeçare e konfirmuan në mediat sociale miqtë dhe familjarët e saj.

Edhe pse në vitin 2020 u diagnostikua me kancer, Wersching vijoi të xhironte për rolet e saj në serialet e njohura Star Trek: Picard dhe The Rookie.

Bashkëshorti i saj, Stephen Full, ishte i pari nga anëtarët e familjes që dha lajmin e hidhur në një deklaratë të bërë në mediat sociale.

Jon Cassar, i cili punoi me aktoren gjatë kohës kur xhironin për serialin “24”, reagoi po ashtu me një postim në llogarinë e tij në Twitter ku shkruante se Annie ka lënë pas gjurmë që do të mbeten gjatë.