23-vjeçarja shtatzënë humbi jetën në aksident mbremjen e djeshme

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që u shënua ditën e djeshme në Staten Island, SHBA, ku humbi jetën një 23-vjeçare shqiptare.

Shoferi, 30 vjeçari Adem Nikeziq po ngiste makinën e bardhë tip “Dodge” nën ndikimin e alkoolit, kur humbi kontrollin dhe fluturoi në krahun tjetër të rrugës duke u përplasur me një mur.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën Adriana Sylmetaj, e cila ishte edhe shtatzënë. 30 vjeçari që drejtonte mjetin akuozhet për vrasje nga pakujdesia, vrasje nga pakujdesia kriminale, sulm me automjet, rrezikim i pakujdesshëm, drejtim i mjetit në gjendje të dehur.