Gjithçka me plan/ Pas daljes nga ‘BBV’ Big Mama fillon dasmat

Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej ‘Big Brother VIP’, Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave.

Nga burime të sigurta, Prive.al e ka të konfirmuar se ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga maqedonia, Mevlan Murati.

Eventi po zhvillohet në Maqedoni mbrëmjen e sotme dhe si i tillë vetëm sa i shton ‘benzinë zjarrit’ se dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në ‘televotim’ apo ‘daljen vullnetare’ të Bigit që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit.