Mbaji mend 10 këshilla dhe burri yt do të jetë i yti përgjithmonë.

Mbaji mend dhjetë këshilla dhe burri yt do të jetë i yti përgjithmonë.

E para dhe e dyta: Shoqërim të mirë dhe ndëgjueshmëri me njeri tjetrin, sepse aty qëndron lumturia e zemrës

E treta dhe e katërta: Asnjëherë mos vepro diçka që nuk i pëlqen atij dhe çdoherë përdorë parfum me erë të mirë. Duhet ta dijsh bija ime se kuhli (syrmeja që përdoret si zbukurim dhe mjekim të syve) është bukuria më e shkëlqyeshme, ndërsa uji është gjëja më e mirë për pastërti.

E pesta dhe e gjashta: Asnjëherë mos u bëjë e pakujdesshme kur ai është i uritur dhe mos e prishë gjumin e tij.

E shtata dhe e teta: Kujdesu për shtëpinë, të hollat dhe fëmijët dhuro dashuri per familjen.

E nënta dhe e dhjeta: Kurrë mos i zbuloni sekretet e familjes dhe asnjëherë mos u bëjë e pandëgjueshme ndaj keshillave të tij, sepse nëse ia zbulon sekretet do të jesh e paaftë ta rikthesh besimin e tij dhe nëse nuk i ndëgjon keshillat e tij.
Aq më shumë, asnjëherë mos shfaqë gëzim në vuajtjet e tij, e as pikëllim në gëzimin e tij, sepse e para është mungesë e vëmendjes ndaj burrit tënd, ndërsa kjo e fundit është mosrrespektim.

Sa më shumë ta rrespektosh atë, aq më tepër do jetë i dashur me ty dhe sa më shumë që pajtohesh me të, aq më gjatë do të qëndrojë me ty.

Duhet ta dijsh, bija ime, se nuk ke mundësi ta arrish këtë, vetëm nëse iu jep përparësi kënaqësive të tij përpara kënaqësive të tua dhe dëshirave të tij përpara dëshirave të tua, në atë që e pëlqen apo në atë që e urren.