Vëllai i Ardit Cunit zbulon skandalin/ Ai është i vetmi që është futur në ‘Big Brother’ pa para dhe mik!

Në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri, i cili komentoi debatet e të vëllait me banorët e shtëpisë më të famshme.

Jetmiri është shprehur se vëllai i tij është më i sinqerti dhe prandaj sul mohet vazhdimisht.

“Gjithmonë janë kundër atij që thonë të vërtetën. Marrëdhënien me Beniadën e kam parë më shumë si shoqëri se sa si çift”, tha vëllai i Arditit.

Ndërkohë gjatë komenteve dhe me të ftuarat, Jetmiri tha se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”. E pikërisht kjo solli reagimin e moderatores së Fun Club, Dojna Mema, e cila e ka kundërshtuar duke i thënë që të sillte prova.

“Nuk mund të ngresh a kuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.

“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.