U kritikua shume nga Arbana për mesazhet e fshehta, çfarë i tha në vesh Elgiti-Donaldit

Në një kohë të shkurtër, aktori Donald Veshaj ka marrë disa mesazhe nga jashtë, që kanë ndikuar në lojën e tij në Big Brother.

Fillimisht ishin prindërit e tij që i thanë të ndiqte zemrën, dhe ai nisi lidhjen me Beatrix, më pas hyrja e Romeos solli frenimin, dhe mbrëmja e djeshme kulmoi me këngëtarin Elgit Doda.

Ky i fundit tentoi ti jepte disa mesazhe Donaldit, që nuk i shpëtuan as Arbanës, e cila i tha disa herë me radhë aktorit që të kthehej brenda në shtëpi.

Sipas ndjekësve në rrjet, Elgiti i ka thënë Donaldit: Je shumë keq!

Arbana e përmendi këtë edhe përpara Fjoralbës dhe Argjirës, që hynë për të takuar Einxhel. Ajo ua bëri të qartë atyre se po tentonin që të ndikonin në lojën e çiftit, dhe për këtë i ndaloi të takonin Dagz, duke i dënuar.

Vëllai i Donaldit, Romeo është duke bërë një fushatë të fuqishme nga jashtë për të çuar drejt fitores Donaldin, madje duke i çuar dhe parashuta për ditëlindjen e Borës, për t’i rritur popullaritetin./noa.al