Thyen heshtjen babai i vajzës nga Librazhdi. Tregon cfarë pa në dhomë ku ishte vajza

Histoari e Librazhdit do te mbahet mend gjate ku vjehrra kapi nusen me te dashurin.Megjithese kane kaluar shume kohe babai i vazjes ka thyer heshtjen pas kaq muajsh.

Ai ka treguar se si u cudita kur pash vajzen me disa meshkuj qe mbanin celular ne dore per ta filmuar.

Ai thote se ajo ngjarje ka qene e pergatitur me pare dhe cdo gje e eshte bere nga disa persona.

Ja se si shprehet ai:“Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin. Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte. Unë kam vajtur në orën 12, ajo ngjarje kishte që në orën 9.

Ku e mori guximin ai të hynte njëherë? Vajza rrinte në kat të dytë, duhet të kalonte nëpër derën e atyre që jetonin në kat të parë që të shkonte, por ashtu në të njëjtin kat, përballë jetonin komshinj të tjerë. Kur shkova pashë që çelësat e shtëpisë ishin nga jashtë, nëse vajzë do fuste të dashurin, do e mbyllte derën, do sigurohej. Ndaj aty ka shumë pikëpyetje, është inskenim i pastër. Në video, djali është i veshur, vajza e zhveshur. Vajza ka qenë në presion, edhe sot thotë s’mbaj mend gjë”, tregoi ai.