Situata e jashtëzakonshme/ Qeveria Rama bën daljen urgjente: Të mos lejojmë…

Qeveria Rama bëri thirrje publike që shqiptarët mos shpenzojnë energji elektrike në këto ditë të ftohta.

Kryeministri theksoi se është siguruar energji elektrike për të gjithë territorin edhe pse ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme.

“Do të kemi temperatura të ulëta rekord që do të krijojnë probleme. OSHEE dhe KESH janë në gatishmëri, jemi duke punuar në fuqi të plotë. Për shkak të konsumit të madh do të kërkoj që të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë, situatë e jashtëzakonshme”, tha Rama.