Simptomat e parakohshme të menopauzës në të 30-at e femrave

Menopauza është një etapë e pashmangshme në jetën e një femre. Ndonëse është një proces biologjik, dhe shfaqet pas moshë 45-50 vjeç shumë femra përjetojnë simptomat e para shumë më herët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 3 % e popullsisë femërore në botë vuan nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve. Fillimisht manifestohet me çrregullime te ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij.

Simptomat e menopauzës së parakohshme nuk janë të njëjta për të gjitha femrat, por ndër më kryesoret përmendim : Ulet dëshira për marrëdhënie seksuale çrregullimet hormonale mund të ulin dëshirën për marrëdhënie intime me partnerin. Djersitje e tepërt Afshet e papritura të djersës, ndjesia intensive e të nxehtit dhe rrahjet e shpeshta të zemrës mund të jenë shenja të paramenopauzës.

Pagjumësi Janë pikërisht afshet e nxehta dhe djersitja e tepërt ato që shkaktojnë problemet me gjumin. Fitimi i peshës në mënyrë të pashpjegueshme Ulja e estrogjenit mund të shkaktojë grumbullim të yndyrës dhe ngadalson proceset metabolike.