Si ta gatuani lulelakrën ashtu siç duhet

Edhe gatimi i lulelakrës ka disa sekrete të vogla për tu gatuar ashtu siç duhet. Prandaj hidhini një sy recetës më poshtë… 

Përbërësit:

  • 1 lulelakër
  • 1 qepë
  • 1 thelbi hudhre 
  • 50 g sallam mortadel
  • lëng perimesh
  • vere e bardhë
  • 4 luge vaj ulliri
  • kripë, piper

Përgatitja:

  • Lani mirë lulelakrën dhe më pas ndajeni në lule. Qëroni qepën dhe hudhrën, grijini së bashku me mortadelën dhe lërini të aromatizohen për 5 minuta me flakë të ulët dhe me pak vaj ulliri. Pas disa minutash shtoni lulelakrën.
  • Shtoni verën, e rregulloni me kripë, aromatizojeni me piper dhe lëreni ne zjarr për 20 minuta.
  • Nëse lëngu do te avullohet shumë mund të shtoni një gotë me lëng perimesh. Me pas vendosni lulelakrën ne një pjatancë dhe shërbejeni.