Sheqerpare Gostivari, shije që duhet provuar

Përbërësit:

8 vezë

750gr tlyen

750 miell

Sherbeti:

1 liter ujë

900gr sheqer

Përgatitja:

Ne nje ene te thelle shypim te lynin mire, pastaj i hedhim gjysmen e miellit dhe e perziejme pak, ja shtojme 7 te kuqet e vezeve dhe 1 veze te plot, perseri e perziejme dhe me pas ja shtojme miellin e mbetur derisa te behet nje mase homogjene

Nga brumi qe formohet i bejme kuleqet dhe i rendisim ne nje tepsi te vogel dhe i fusim ne frigorifer, i leme te qendrojne ne frigorifer per gjysem ore derisa te ftohet brumi mire

Pasi te ftohet brumi kuleqet i t`hollojme nje nga nje dhe formen ja bejme me gote, pastaj i marrim nga 3 forma qe i kemi bere me pare dhe i rendisim ne tepsi si ne foto

Pjekim 200grad per 1 ore. Sherbeti duhet te jete i ngorh kur ta hedhim mbi sheqerpare dhe sheqerparet gjithashtu duhet te jene te ngrohta