Sa vite BURG rrezikon, Altin Çoku pasi dergoi 27 vjecaren ne vetvrasje

Pas publikimit te fotos intime ne tik tok 27 vjecarja hidhet nga kati i kater i pallatit dhe i jep fund jetes ne Kamez.

27 vjecarja ishte e martuar dhe po divorcohej ndersa Altin Çoku ka publikuar foton e saj ne tik tok.

39-vjeçari është i riu i cili u vu në pranga si shkaktar i vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

Sipas nenit 99 të Kodit Penal: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.