Pse nuk duhet të lejoni asnjë të panjohur të puthë fëmijën tuaj, ja si duhet të silleni në këtë rast

Pas lindjes së fëmijës tashmë e dimë të gjithë që një prej problemeve që shfaqen është edhe dëshira e personave të familjes apo farefisit për të puthur beben e vogël. Kjo dëshirë vjen në mënyrë natyrale, përatë krijese të butë dhe me aromë të mirë, por të porsalindurit nuk duhet të puthen! Ata janë tepër delikatë dhe mund të marrin shumë shpejt një infeksion që mund të rrezikojë edhe jetën e tyre, duke qënë se kanë një sistem imunitar jo të maturuar mirë.
Krahas kësaj, kur një person i panjohur i afrohet fëmijës, edhe pse mund të jetë duke buzëqeshur dhe shfaqur ndjenja pozitve, bebi mund të trembet. Kjo ndodh natyrshëm pasi tek fëmijët e vegjël krijohet ndjenja e ankthit dhe frikës se mos ata e humbin nënën në momentin që do t’u afrohet një person që nuk e njohin ose e njohin shumë pak. Fëmija gjatë muajve të parë ka besim vetëm tek fytyra e nënës dhe familjarëve të tjerë.
Kujdes edhe me puthjet e dhëna tek duart e bebes, në faqe, këmbë, kokë pasi jo vetëm mund të bëhen burim infeksioni por edhe mund të shkaktojnë kriza të qarash tek bebja.
Si të sillemi para dikujt që do të puthë beben tonë?
• Duhet të jeni të prerë. Nëse njëherë ja shpjegoni me butësi dhe mirësjellje, por ai prapë nuk kupton apo ju injoron, mund ta përsërisnisërish derisa ai do të kuptojë se nuk duhet ta puthë beben tuaj.
• Në disa raste është e paevitueshme. Nëse nuk keni arritur ta ndaloni puthjen duhet të pastroni fëmijën me disa letra specifike higjenizuese për lëkurën e fëmijës të cilat duhet t’i keni gjithmonë me vete.
• Tregohuni të sinqerta. I shpjegoni personit se nuk duhet të puthë fëmijën pasi mjeku ju ka vënë në dijeni në lidhje me rrezikun e bakterieve dhe infeksioneve që mund të merren.
• Ndonjëherë këtë mund ta bëjë edhe babai. Pra nëse dikush, që ai e ka përzemër mund të interpretojë keq fjalën tuaj, atëherë mund të ndërhyrjë ai.
• Mund të përdorni edhe ironinë. Për shembull të vendosni një gushore ku është shkruar “mos më puth!”, të vishni një bluzë etj. Dhe nëse dikush reagon duke qeshur ndaj saj ju vazhdoni, me “shaka” paralajmërimin që duhet të bëni. pernenat