Preku zemrat e shqiptarëve duke i kërkuar ndjesë babait, Fabioli ndërron jetë ne lule te rinisë

Ndahet nga jeta ne moshen 20 vjecare Fabjoli pasi kishte nje semundje te rende ne mushkeri.

Fabjoli u bë i famshëm me daljen e tij në “Ka një mesazh për ty”. Fabjoli, në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në emision për t’i kërkuar falje për rebelizmin e tij. Fabjoli tregoi vetë se dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve.

Genta Gjalpi ka bere nje postim diten e sotme ku ka konfirmuar dhe humbjen e jetes te 20 vjecarit.

Ajo ka shkruar:“Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri🥹 Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”.