Pastrimi i sobës më lehtë se asnjëherë tjetër

Ka ditë kur juve nuk ju bëhet të prekni gjë me dorë. Sidomos kur në shtëpi duket “se ka rënë bomba”, kur ju ndoshta jeni kthyer nga puna apo thjesht kur keni plane të tjera. Dhe punët kanë ditën e tyre. Mund të merrni me qetsi dhe një ditë të tërë për të pastruar shtëpinë, por përsëri do të kishte gjëra që nuk do të donit t’u merrnit fare. Si përshembull një sobe. Keni pjekur tava, pula, mish, ëmbëlsira për javë të tëra dhe sigurisht tani duhet të pastrohet. E pikërisht prandaj është “ kaq e vështirë’ të pastrosh sobën. Sepse pastohet jo shumë shpesh dhe bëhet mjaft pis nga përdorimi pothujase i përditshëm. Ajo çfarë do të lexoni më poshtë do t’ju vijë në ndihmë pikërisht kur të keni më shumë nevojë.
Këtu është ajo që ju duhet: Ujë, një leckë, uthull, sode buke.

Këtu është metoda e pastrimit hap pas hapi:
Hiqni pjesët e brendshme nga soba.
Përzieni dy lugë sodë buke me pak ujë në tas. Krijo një paste që mund të përhapet me lehtësi në sipërfaqen e furrës.
Sigurohuni që ajo të mbulojë gjithçka. Lëreni disa orë, ose madje gjithë natën.
Ditën tjetër merrni një shishe me të cilën mund të spruconi dhe mbusheni me uthull. Merrni një leckë dhe fshini sodën e bukës nga soba. Ju sigurojmë se do të jetë pastruar totalisht.
Pastrimi i furrë nuk ka qenë kurrë më i lehtë.