Nusja me dhendrin po benin xhirime ne Llogara por i gjen belaja ne mes te rruges

Vlorë- Dita më e gëzuar kthehet në makth për një çift nga Vlora.

Çifti kishte dalë për të realizuar klipin e dasmës është përballuar me një situatë të pazakontë, madje të frikshme.

Makina tip “BMW X5” më të cilën udhëtonte çifti ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.