Një copë ylli e bukur, s’do ta besoni sa ka ndryshuar Borëbardha

Kanë kaluar shumë vite prej 1970-ës, kohë kur u xhirua dhe doli në kinema filmi turk “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”, por ende shikohet me nostalgji dhe mbahet mend ky film.

Aktorja kryesore, e cila luante Borëbardhën, padyshim që do të na ngelë të gjithëve në kujtesë.

Ajo quhet Zeynep Değirmencioğlu dhe ka luajtur gjithashtu edhe rolin e Hirushes një vit më vonë.

Me një fytyrë tepër të bukur, të bardhë si dëbora, me flokët e zeza dhe buzët e kuqe, Zeynep mbahet mend për bukurinë e thjeshtësinë e saj.

Zeynep ishte 16 vjeç kur luajti rolin e “Borëbardhës” dhe 17 vjeç në rolin e “Hirushes”, filmat të cilët e bënë shumë të famshme.

Por vitet kanë kaluar dhe normalisht, kanë ndikuar tek ajo. Sot aktorja është 63 vjeç, grua e ve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit futbollist dhe ka dy vajza.