Pa marrë parasysh se sa shpesh e pastroni shtëpinë tuaj, ka gjithmonë zona që përfundojnë duke u lene pas dore. Megjithate pastrimi i thellë i shtepise tuaj nuk duhet të jetë diçka që ju tmerron. Në vend të kësaj, provoni disa nga këto këshilla. Keto do t’ua lehtesojne punën dhe do t’ju bejne te keni kohe te lire ne fund.
1.Lavaman prej porcelani
Llojet e ndryshme të lavamaneve kërkojnë menyra të ndryshme pastrimi. Per lavamanet e porcelanit, filloni duke spërkatur një shtresë të mirë të sodes se bukes në lavaman dhe ferkojeni me një sfungjer. Pas kesaj, derdhni pak peroksid hidrogjeni mbi sfungjer dhe ferkojeni më shumë. Lereni për rreth 20 minuta dhe pastaj shpelajeni. transmeton 10gjera.com.
2. Kolltukë prej copeMe përjashtim të atyre prej lëkure, shumica e kolltukëve mund të pastrohen në të njëjtën mënyrë. Filloni duke lare me një furçë të fortë dhe pastaj spërkatni një shtresë të sodës se bukes, të cilën duhet ta lini për të paktën 20 minuta. Përdorni llojin tuaj të preferuar të pastruesit (ose bëjeni vetë) për të pastruar njollat dhe pastaj lerini kolltuket te thahen.3. JastëkëtSa here i lani jastëkët tuaj? Është shumë e lehtë, prandaj mos hezitoni ta provoni. Vendosini dy jastëkë në makinë larëse,përdorni detergjentin tuaj të zakonshem së bashku me 1 filxhan zbardhues dhe ne fund shpelajini nepermjet ciklit te shpelarjes. transmeton 10gjera.com.
4. Kapaket e ventilimitKapaket e ventilimit prej celiku janë tepër të lehta për t’u pastruar për aq kohë sa mund t’i hiqni pa problem. Së pari, fshini pluhurin me një peshqir letre dhe pastaj vendosni kapaket e ventilimit në pjatalarësen tuaj duke i lare me ujë.Pas larjes thajini me një peshqir. Përfundoni duke e ri-lidhur kapakun. Shiko.com