Na ben krenar te gjithe Shqiptareve. Mësuesja shqiptare vleresohet në Mbretërinë e Bashkuar

Një mësuese shqiptare është vlerësuar në Mbretërinë e Bashkuar për kontributin e saj profesional. Mimoza Baci ka marrë titullin mësuesja e vitit në Mbretërinë e Bashkuar nga FETN (Rrjeti Tutorial i Arsimit të Mëtejshëm).

“Jam shumë e prekur dhe me të vërtetë krenare për veten dhe ekipin me të cilin punoj! Faleminderit FETN për njohjen, do të thotë shumë”, tha Mimoza pas marrjes së çmimit.

Ajo ka punuar në Barnet dhe Southgate College për më shumë se nëntë vjet në një sërë rolesh, por aktualisht punon në Shërbimet e Studentëve për të ndihmuar studentët të arrijnë qëllimet e tyre dhe të përparojnë në edukimin e tyre përmes mësimeve.

Mimoza mori çmimin e saj në Konferencën Vjetore të FETN në Sheffield, e shoqëruar nga kolegët e Shërbimit Studentor Franca Marchese dhe Christie Tsupra. Burimi JOQ