Sipas psikologëve çdo gjë që themi ka ndikim në rritjen e fëmijëve, mënyra sesi ne shprehemi ndikon në fëmijërinë e tyre. Por a e dini pse? Sepse fëmijët janë si sfungjer, ata “thithin” çdo gjë që munden.
Ja se cilat janë gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë:
“Boll qave!”
Fëmijët kanë të drejtën njësoj si ti, të reagojnë ndaj ndjesive njësoj si ti. Në vend që t’u bërtisni, përpiquni t’u jepni një përqafim dhe pyetini se pse ndihen të mërzitur.
“Pse e ke kaq të vështirë të bësh..?”
Në këtë mënyrë ju do e bëni fëmijën tuaj të ndihet i paaftë. Prandaj tregojini sesi duhen bërë gjërat në mënyrën e duhur. Bëjeni të besojë se ju keni besim tek ata dhe j’ua garantojmë që do shihni ndryshim në sjelljen e tyre.
“Vajzat/Djemtë e rritur nuk kanë kurrë frikë!”
Kjo fjali nuk është e vërtetë dhe ti e di më mirë se të gjithë. Edhe të rriturit kanë frikë ndonjëherë. Duke përdorur këtë fjali ju nuk i lejoni fëmijët tuaj të shprehin atë që i shqetëson. Duhet t’i pyesni se përse kanë frikë, dhe tregonin që do jeni gjithmonë pranë atyre pavarësisht gjithçkaje. Fëmijët tuaj duhet të ndihen të sigurt.
“Nuk më besohet që e bëre këtë!”
Është një veprim shumë egoist ta bëni fëmijën tuaj të ndihet keq për shkak të zhgënjimit tënd. Në vend të kësaj duhet t’i mësoni fëmijët se ku dhe çfarë bën gabim.
“Nuk je aq e bukur/mirë/zgjuar !”
Kjo është një nga frazat më katastrofike që mund të përdorni ndonjëherë. Sepse i bëni ata të ndihen sikur nuk janë mjaftueshëm të mirë dhe në këtë mënyrë nuk krijon aspak vetëbesim dhe siguri në vetvete. Duhet t’i mësoni ta pranojnë dhe ta duan veten e tyre për atë që janë.
Të jesh një prind nuk është gjëja më e lehtë. Përkundrazi është puna më e vështirë. Ju jeni përgjegjës që të rrisni një njeri dhe ta bëni atë të aftë për të përballuar gjithçka në jetë. Prandaj bëni kujdes, dhe gjithmonë përpiquni të jeni një prind më i mirë nga çfarë jeni.