Cudira Shqiptare/Dy vëllezërit bëjnë për spital nënën dhe vëllain tjetër

0
444

Përleshje mes anëtarëve të një familje në Pogradec.

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi rrahën nënën dhe vëllain tjetër tyre.

Burime për mediat konfirmojnë se njëri 34 vjeç dhe tjetri 30 vjeç, dy vëllezërit kanë shkuar në banesën e nënës së tyre duke rrahur atë si edhe vëllin tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, bën me dije policia, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.