Mjeku popullor tregon si te lagoni eren e keqe te gojes dhe te vjellat

Problemet me stomakun shfaqen edhe në erën e keqe të gojës. Ilaçet janë një zgjedhje por shpeshherë është më mirë një trajtim bimor

Hysni Dankshi

Era e keqeTë vjellët mund të nxitet nga shumë shkaqe: nga të rënduarit e stomakut me ushqime të tepërta, nga pije të tepërta, nga erërat e këqija, nga të ftohurit e vetë stomakut, si dhe nga helmimet ushqimore. Vjellja shkaktohet nga stomaku, tëmthi, ftohja, nga ushqimet e prishura, nga ilaçe të posaçme, ngacmime nervore, dhimbje koke, goditja e diellit në kokë gjatë verës, nga temperaturat e larta. Edhe era e keqe e gojës shkaktohet nga dhëmbët e prishur, nga bajamet e qelbëzuara, të infektuara apo të maisura, por shkaku kryesor i erës së keqe të gojës është aciditeti i lartë i stomakut, ku era e keqe e gojës vjen nga poshtë lart.

-Që të pushojë e vjella, pini 1 lugë pegmez lëng rrushi (hardhi) 2-3 herë në ditë, nga 1 gotë para buke. Kjo mund të vazhdojë 5-7 ditë.

-Kur dyshojmë se të vjellët mund të jetë shkaktuar nga të ftohtët e stomakut, i vini të sëmurit në bark lesh të palarë, të nxehtë dhe të spërkatur me raki të fortë rrushi. Me këtë synohet që të ngrohet stomaku.

-Mendra është një bimë që ka dhënë rezultate të mira si tek e vjella, ashtu edhe për largimin e erës së keqe të gojës që në shumë raste vjen nga stomaku, kur ai ka probleme me tretjen e ushqimit: merrni 2 lugë gjelle në 3 gota ujë. I zieni për 10 min. Të rriturve u jepet 1 filxhan menjëherë, kurse fëmijëve 1 filxhan brenda 3 orësh. Të përdret më pak sheqer si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijët.

Era e gojes-Rezultate të mira për të vjellën ka dhënë edhe kjo metodë: gjysmë gote uthull e fortë rrushi e përzier me po aq ujë, 2 lugë kafeje me sheqer dhe një majë luge sodë buke. Ky ilaç i jepet të sëmurit me gllënjka duke ia vazhduar deri sa të ndalen të vjellat.

-Merrni 100gr gjethe ulliri dhe i zieni në 1 litër ujë, sa të mbetet gjysma, që pihet çdo ditë esëll në mëngjes, nga 1 filxhan kafeje.

-Valoni 2 litra ujë. Në momentin e valimit do të hidhni një lugë çaj kamomili, bliri, mendre, milce, sherebelë, bishtamidhi dhe valerianë. E kulloni, e shtrydhni dhe pijeni në mëngjes esëll dhe në darkë para buke nga 1 filxhan çaj.

-Për erën e keqe të gojës. Merrni 2 kokrra mollë dhe i zieni në 2 gota ujë për 20 minuta. Pastaj kullojeni dhe pini 1 gotë në mëngjes esëll dhe 1 gotë në darkë vonë.