Mjekët që ikën nga Shqiperia flasin për kushtet në Gjermani tani, super rroga dhe nje jete me e bukur

Gjithnje e me shumë shqiptare tani po mesojne gjermanisht pasi duan te ikin nje dite e me pare nga ky vend per shkak te papunësisë apo jetesës së vështirë.

Ariana Kelmendi, eshte nga komuna e Skenderajt, dhe ka pasur fatin të punësohet në një klinikë në Gjermani, ndonëse kur nisi të studimet per mjekësi nuk e kishte menduar asnjehere një gjë të tillë. Ajo e thote me bindje se ky ka qene vendimi me i mire qe ka marre per jeten e saj.

“Kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin Publik në Prishtinë. Ka dy vite që punoj si doktoreshë në një Klinikë Gjermane në Repartin e Internos. Vendimi për të ardhë këtu nuk ka qenë edhe aq i vështirë, pasi une jam parapërgatit shume qe afër një vit para se te vija në Gjermani.

Thuhet se 95% e studentëve po mësojnë gjermanisht dhe synojnë të shkojnë në Gjermani, alarm ky te cilit i jane bashkuar shumë te rinj e madje se shpejti Kosova dhe Shqiperia do të përballen me një mungesë në staf mjekësor.

Megjithate ne Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, kërkesat për çertifikata nga studentë të viteve te kaluar dhe ata aktualë që po perpiqen të emigrojnë po kalon përmasat normale.

Gjermania aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti, ka nevojë edhe për rreth 70 mijë mjekë dhe infermierë te tjere më shumë nga 500 mijë që ka aktualisht.

Urojme qe te na ngelin edhe ne Shqiperi disa specialiste te mire