Merkel jep lajmin e keq: Gjermania do të jetë në mbyllje totale që nga kjo ditë nga Covid-19, gjendja shumë alarmante

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë të ditur se Gjermani do të mbyllet nga e mërkura për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19 që janë shfaqur atje kohëve të fundit.

Dyqanet dhe shkollat do të mbyllen deri më 10 janar. Merkel këtë e bëri të ditur pas takimit që zhvilloi sot me udhëheqësit e 16 zonave, duke thënë se “ka një nevojë urgjente për të ndërmarrë veprime”.

Kohët të fundit atje ka pasur një rritje rekord të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Restorantet dhe baret atje janë të mbyllura për gjashtë javë në disa zona të vendit.

Nën bllok imin kombëtar, dyqanet thelbësore, të tilla si ato që shesin ushqime, do të qëndrojnë të hapura, ashtu edhe bankat.

Shtëpitë e kujdesit do të kryejnë teste të koronavirusit. Ngjarjet e Vitit të Ri dhe shitja e fishekzjarreve do të ndalohen, shkruan BBC.