Dietologia shqiptare ka falenderuar publikisht personin që e ka njohur me bashkëshortin e saj.
Krahas një fotoje që ka publikuar në Instagram Blerina Bombaj shkruan se po të mos kishte njohur stilistin Joni Peçi, jeta e saj nuk do të ishte ajo që është sot.
Stilisti e ka presantuar me njeriun që sot është bashkëshorti i dietologes.
‘Me thene te drejten, nese nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim qe nuk do te ishte kjo! Nuk e di si do te ishte, por falenderoj Zotin qe takova Jonin i cili u be shkase qe une u njoha dhe u dashurova me ate qe sot eshte bashkeshorti im, babai i dy femijeve te mi dhe mbeshtetja e hekurt e gjithe deshirave te mia.
Me pak fjale, Joni Peci ishte shkesi’, shkruan dietologia krahas fotos ku shihet mjaft e buzëqeshur me të shoqin.