Maska fytyre per nje lekur te bute si bebe

Maska bukurie me miell qiqrash
Natyra, një prej aleatëve tanë më të mirë për mirëqenien e trupit, ofron pafundësi mundësish për bukurinë e lëkurës, madje pa dëmtuar ambientin. Përbërës të thjeshtë dhe të çmuar për ushqyerjen e përditshme, na vijnë në ndihmë edhe si eliksir i bukurisë, realizuar në shtëpi. Një prej tyre është mielli i qiqrave, i cili njësoj si ai i legumeve të tjera si i fasuleve, sojës dhe thjerrëzave, përmban substanca natyrale, perfekte për pastrimin e flokëve dhe lëkurës, edhe për ato më të ndjeshmet. I vetmi “problem” mund të jetë aroma, jo fort e këndshme për disa. Trajtimi bazë nënkupton krijimin e një mase me miell dhe ujë, i cili aplikohet mbi lëkurë dhe mbi flokët e njomë. Masa masazhohet mirë në lëkurë dhe flokë dhe pastaj shpërlahet me ujë të bollshëm.
Mielli i qiqrave është ideal gjithashtu për të krijuar scrub-e që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, hap poret dhe stimulon rigjenerimin. Mjaftojnë pak përbërës për të përftuar lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Nëse është e vërtetë që numri 3 është ai perfekt, atëhere provoni të përzieni tre lugë miell, tre lugë sheqer kaf dhe tre lugë pluhur bajamesh. Shtoni vaj vegjetal dhe ujë dhe rezultati është i sigurtë. Për zonat më të vështira për tu trajtuar, ato ku rrudhat janë krijuar tashmë, miellit të qiqrave, vajit dhe ujit, shtojini kripë të trashë.
Maskë antirrudhë me shafran dhe miell qiqrash
Përbërësit:
2-3 lugë miell qiqrash
2 lugë të vogla shafran
Ujë
Prej efektit antioksidues, përqindjes së lartë të vitaminës A dhe E si dhe kripërave minerale, mielli i qiqrave, bashkë me shafranin, shërbejnë për realizimin e një maske antirrudhë, të cilën mund ta aplikoni 2-3 herë në javë. Ato çfarë ju duhen janë: 2-3 lugë miell qiqrash, ujë dhe 2 lugë të vogla shafran indie. I përzieni të gjithë përbërësit me një lugë druri, duke shtuar ujë deri sa të krijohet një masë kremoze, pak si ngjitëse. Lyeni lëkurën dhe lereni të veprojë për gjysmë ore, pa përfshirë zonën përreth syve. Shpërlajeni me ujë të bollshëm. Që në aplikimet e para, lëkura bëhet e pastër dhe plot shkëlqim.