7 arsye pse duhet te hani një karrote ne ditë

Pastrojnë, forcojnë, parandalojnë…
Karotat janë një mrekulli e natyrës. Themi kështu për shkak të vitaminave që atë përmbajnë dhe për faktin sesa mirë karotat bëjnë në organizëm. Këto perime të lashta gati 5000 mijë vjeçare mund t’ju japin doza të larta të vitaminës A, një vitaminë e domosdoshme për lëkurën. Nëse dëshironi të dini se cilat janë disa nga dobitë e tyre, materiali në vijim do t’ju ndihmojë.

Të mira për sytë
Karotat janë të jashtëzakonshme për sytë falë sasisë së madhe me betakaroten që në mëlçi shndërrohet në Vitaminë A. Kjo vitaminë në retinë shndërrohet në një element të domosdoshëm për shikimin gjatë natës. Nga ana tjetër beta karoteni mbron sytë edhe nga glaukoma.

Përmirësojnë sistemin Kardiovaskular
Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave mbron zemrën formimi i pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq.

Parandalon tumoret
Konsumi i karotave mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo sepse karotat janë të pasura me antioksidues të fuqishëm të cilët luftojnë kancerin duke shkatërruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret.

Forcojnë sistemin imunitar
Karotat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe antioksidues që, së bashku me vitaminën C, forcojnë sistemin imunitar.

Shëndeti i dhëmbëve
Karotat pastrojnë dhëmbët dhe gojën, pasi gërryejnë pllakat dhe mbetjet e ushqimeve ashtu siç vepron furça. Karotat stimulojnë qarkullimin e gjakut në mishrat e dhëmbëve dhe duke qenë alkaline, balancojnë bakteret që formojnë acide dhe kavitete. Mineralet vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.

Spastruese të trupit
Karotat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës A e cila ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi. Por ato zvogëlojnë dhe akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Parandalojnë goditjen në tru
Sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti i Harvardit, njerëzit që konsumojnë me shumë se gjashtë karota në javë kanë me pak gjasa të pësojnë hemorragji cerebrale, në krahasim me ata që konsumojnë pak ose aspak karota në muaj.