Të ruash qetësinë kur fëmijët bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që u thuhet, duket thuajse e pamundur. Pikërisht në këto situata, specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që u vijnë në mend prindërve, kur duhet të qetësojnë një fëmijë që grindet. Edukimi i tyre kërkon durim dhe do të ndiheni vërtetë keq nëse hidhni poshtë çdo gjë vetëm prej fjalëve të zgjedhura gabim, Shprehjet e më poshtme hyjnë në “listën e zezë” dhe çdo prind duhet t’i shmangë gjatë komunikimit me fëmijët.
1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë.
2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu
3. Mos guxo të gjuash
4. Po sillesh shumë keq
5. Tani do të dënoj
6. Shko laj shpejt dhëmbët.
7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.
8. Mjaft, fëmijë qaraman
9. Pusho, nuk të dëgjoj
10. Sa herë duhet ta përsëris
11. Po më turpëron në sy të të tjerëve.
12. Ik që këtu.
13. Do të të çoj në banjë.
14. Mjaft bërtite
15. Të kisha thënë por nuk dëgjon
16. Po humbas durimin
Këto shprehje mbartin ngjyrim negativ në vetevete dhe janë të organizuara në mënyrë urdhërore. Kjo mënyrë të shprehuri krijon te njeriu gjëndje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën dhe “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon.
SHIKO.NEWS