10 gabimet që bëni kur gatuani makaronat!

Makaronat janë krenaria e italianëve, prandaj askund tjetër më mirë se prej tyre nuk mund të marrim këshilla. Që rezultati final të jetë si i një italiani, duhet të respektoni rregullat e mëposhtme.

1. Nuk janë të gjitha njësoj! Epo, nëse cmimi ndryshon, një arsye është. Varësisht miellit me të cilin përgatiten, makaronat përthithin më mirë salcat, përveçse janë më të shijshme.
2. Salcat duhen kombinuar sipas llojit të makaronave. Për shembull, nëse gatuani makarona të gjata, spageti apo linguini, salca duhet të jetë më e lëngshme. Në rastin e makaronave të shkurtra, shoqërueset mund të mos jenë aq të homogjenizuara. Pikërisht për këtë arsye janë ato që përdoren për sallatat e ftohta.
3. Sasia e ujit ku zihen makaronat duhet të jetë e madhe. Rregulli klasik është që nevojitet 1 lt ujë për çdo 100 gr makarona!
4. Mos i shpëlani asnjëherë! Të ndalosh zierjen duke I kaluar makaronat në ujë të ftohtë është gjëja më e gabuar që bëni, edhe në rast se do t’I përdorni për sallatë të ftohtë!
5. Kujdes me kohën e zierjes. Respektoni udhëzimin e konfeksionit!
6. Kripa që hidhet në ujë nuk duhet të jetë e pa kontrolluar. Duhen 7 gr për 100 gr makarona. Kripa duhet të hidhet në enë sapo uji fillon të vlojë.
7. Kapakun e tenxheres përdoreni vetëm që të përshpejtoni zierjen e ujit. Kur të hidhni makaronat mos e vendosni përsëri.
8. Vaji nuk duhet! Nuk ken ipse hidhni vaj në ujin e zierjes, sidomos nëse makaronat janë me vezë.
9. Makaronat e gjata mos I zieni në enë të ulëta. Akoma më keq nëse thyeni makaronat!
10. Që makaronat ta përthithin salcën më mirë duhet që zierjen përfundimtare ta bëjnë bashkë!