Keshilla për gratë në të 50-at. Si te kene nje jete me te mire

0
250

Në të 50-at, të jesh vetvetja më e mirë varet nga ju.

“Për gratë në të 50-at e tyre, një mit i zakonshëm është se ‘po plakem dhe do të ngadalësoj’,” tha Patricia J. Sulak, një gjinekologe në stafin mjekësor në Baylor Scott & White Medical. “Por nuk ka asnjë arsye që nuk mund të ndryshoni stilin e jetës tuaj dhe të keni më shumë energji teksa arrin të 60-at.”

Vitet 50 janë një dekadë plot ndryshime dhe tranzicione emocionuese dhe ndonjëherë stresuese për shumë gra. Këto ndryshime shpesh përfshijnë:

Kalimi në menopauzë
Përjetimi i ndryshimeve në situatën tuaj prindërore, të tilla si largimi i fëmijëve nga shtëpia
Të bëhesh gjyshe
Ballafaqimi me nevojat shëndetësore të prindërve tuaj të moshuar
Perjetimi i efekteve të zakoneve të këqija afatgjata të meparshme
Rreziku në rritje për sëmundje të rënda

Siç mund ta shihni, të 50-at tuaja mund të jenë një kohë sfiduese. Por mos pranoni mitin se “është tepër vonë” për të bërë diçka për të përmirësuar shëndetin tuaj.

ANALIZAT E REKOMANDUARA NË TË 50-AT
-Kontrollet rutinë të presionit të gjakut për të zvogëluar rrezikun e goditjes në tru. Presioni normal i gjakut për shumicën e të rriturve përcaktohet si presion sistolik më i vogël se 120 dhe presion diastolik më pak se 80.
-Mamografi për shenja të hershme te kancerit të gjirit. Këto zakonisht fillojnë në moshën 40 vjeçare.
-Një kolonoskopi për të kontrolluar kancerin e zorrës së trashë. Personat me rrezik të rregullt për kancer të zorrës së trashë duhet të fillojnë ekzaminimin rutinë në moshën 45 vjeç.
-Një test i densitetit të kockave nëse jeni pas menopauzës sepse trupi juaj ka ndaluar së prodhuari estrogjen, i cili forcon kockat tuaja.

Këshillat e Dr. Sulak janë :
*Mos kërkoni justifikime për stërvitje – Një mënyrë domethënëse për të marrë kontrollin e shëndetit tuaj është të filloni ose të vazhdoni të ushtroni
*Bëjeni jetën e shëndetshme prioritetin tuaj kryesor – Merrni parasysh të pyesni veten se çfarë niveli të shëndetit dëshironi për veten tuaj. Dëshironi të keni shëndet të dobët apo shëndet të mirë?
*Mësoni si të menaxhoni stresin dhe emocionet – Merrni frymë thellë dhe gjeni një mekanizëm të shëndetshëm përballues për të ndihmuar në lehtësimin e stresit – si ditar, meditim ose joga.
*Bashkohuni me mjekun tuaj për një shëndet optimal -Është e rëndësishme të bëni vizitat tuaja rutinore dhe të bashkëpunoni me mjekun tuaj për të hartuar një plan mirëqenieje.

Perktheu M. C.
gatuajshendetshem.com