Behuni gati nga dita e sotme nisin shirat debora dhe acari

0
143

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nga nesër e tutje, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës; e më pas mesatare në qarqet Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat nga nesër do të variojnë:

Në bregdet: 7 / 13 °C; në vendet e ulëta: 4 / 12 °C; në vendet malore: -1 / 4 °C.

Përveç shiut, në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet e tjera malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe vetëm ditën e Premte me intensitet mesatar.

Por po ashtu, pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrinë deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.