Ja çfarë i shkaktojnë trurit të fëmijës 25 minuta të kaluara përpara celularit

Ndonëse të gjithë prindërit e dinë që fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me celularët të paktën deri në moshën 3 vjeç, janë ata vetë që j’ua japin celularin apo tabletin për t’i qetëuar për t’i vënë në gjumë apo për t’i ushqyer.

Sipas një studimi të ri të publikuar në Scientific Reports, përdorimi i përditshëm i telefonave të zgjuar ka jo pak efekte negative tek fëmijët e vegjël.Nuk është studimi i parë i këtij lloji, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se çdo orë e shpënzuar përpara ekranit merr 15 minuta kohë nga gjumi i fëmijës duke ndikuar në zhvillimin e këtij të fundit.

Sipas studiuesve të Universitetit Birkbeck të Londrës dolën në përfundimin se fëmijët që luajnë rregullisht me celularë flenë më pak se fëmijët e tjerë.
Studimi, i cili përpiloi informacione nga 715 prindër, u përqendrua në shpeshtësinë e përdorimit të telefonave nga fëmijët e vegjël nga 6 muajsh deri në 36 doli ne perfundimin se të gjithë fëmijët vuanin nga pagjumesia vetem se perdornin celularin per 25 minuta ne dite.

Dritë blu nga ekranet mund të reduktoje prodhimin e melatonin, një hormon i lidhur me rregullimin e ritmeve cirkadiane. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nën moshën 18 muaj duhet të shmangin çdo lloj kontakti me ekranet. Burimi:Living