I shpetohet jeta femijes se porsalindur nga nderhyrja e re ne Maternitetin “Koço Gliozheni”

#LajmiMirë ☀️
🫀Për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” u aplikua një procedurë e re, vendosja e një linje venoze nga vena periferike, deri në afërsi të hyrjes në zemër (long line), duke i mundësuar Rodenit😇 të ardhur në jetë prematur, me një peshë shumë të vogël, të rikuperohet shpejt, duke e fituar betejën për jetën🙏🏼
👶Falë procedurës së re të aplikuar nga stafi i trajnuar i Shërbimit të Neonatologjisë në bashkëpunim me 🏥 Spitalin Universitar ‘Saint Luc’ në Bruksel, Rodeni ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore🙏🏼
*Nga procedura e re që po aplikohet, arrihet marrja e te gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, shmangen procedurat e shpeshta infermierore tek bebet, duke ndikuar kështu në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe u mundësohet fëmijëve të lindur para kohe, një rikuperim më i shpejtë dhe i sigurt🤰🏻🤱