I dashur prind, nëse fëmija yt është i paedukatë, fajin e ke ti !

I dashur prind, nëse fëmija juaj është i paedukatë, është faji yt, sepse ke dështuar në detyrën tënde, që do të thotë: të edukosh. Të mos e ngatërrojmë keqedukimin me vitalitetin .Një fëmijë që nuk respekton radhën. Ngjitet, zbret, rreshtohet para shkallëve duke shtyrë të tjerët dhe duke i parakaluar ata. Aty, i pranishëm është i ati që nënqesh dhe i bën shenjë mikut të tij: “Shiko sa i mençur djali im…”. I dashur baba i trashë. Jo, djali yt nuk është më i mençur. Yt bir është i paedukuar dhe shkaku i kësaj mungese edukate JE TI! Përse vajza ime duhet të presë 10 minuta (e thënë kështu duken pak, por për një fëmijë janë shumë) për të hipur në një lodër, të presë e qetë në radhë, por edhe e paduruar dhe sheh që yt bir i kalon para dhe ngjitet sa herë t’i dojë qej??? Pastaj dëgjohet zëri i më të mençurit… “e dashur, nëse ai nuk mban radhë, atëherë bëje edhe ti!”.

Jo, prisni! Ka diçka që nuk shkon! Ky është prototipi i shoqërisë ku jetojmë. Bota është e më dinakëve. Në qoftë se ai kalon para meje, atëherë edhe unë do të bëj të njëjtën gjë. Jo. Nuk shkon kështu! Nëse në moshën 6-vjeçare e lejon fëmijën tënd të bëjë ç’t’i dojë qej??, nëse e mbron kur është i pambrojtur, nëse qesh kur është i paedukuar, nëse e justi??kon kur i përgjigjet keq mësuesit apo një miku, atëherë nuk ka kuptuar asgjë, as mbi edukatën as mbi respektin për tjetrin. I paedukatë bëhesh, nuklind! Nëse e ndihmon tjetrin, buzëqesh, përshëndet, falëndero, dhe sigurohu që edhe fëmija juaj ta bëjë këtë gjë. Më pas do ta bëjë natyrshëm këtë sjellje. Nuk do të kesh nevojë për këshilla psikologu që të stabilizosh një situatë që po të rrëshqet nga duart. Ne prindërit duhet të jemi të kujdesshëm për gjërat që themi. Nëse mësuesja i bërtet fëmijës, ose ankohet për sjelljen e tij me të tjerët, nuk duhet të jepni gjykim.

NË SHKOLLË FLITET PËR BULIZËM, DHE JO VETËM ATY, POR EDHE NË RRUGË, NË AUTOBUS, NË SALLA AUDITORËSH ETJ. MËSUESI KA DETYRËN QË TA NJOFTOJË FËMIJËN TËND SE ËSHTË DUKE SHFAQUR SHENJA BULIZMI, POR TI KE DETYRËN TA BESOSH MËSUESIN DHE TË MARRËSH MENJËHERË MASA, DUKE QENË SE NUK E KE BËRË KËTË GJË MË PARË.

I paedukatë bëhesh, nuk lind! Negativ për sjelljen që na paraqitet në shkollë, sidomos asnjëherë para fëmijës. Në këtë mënyrë do të zvogëloni gurën e mësueses dhe fëmija do të ndihet i autorizuar të sillet si t’i dojë qej, sepse është i mbrojtur drejtpërsëdrejti nga ju. Kritika nuk është konstruktive. Krahasimi nuk është i tillë. Fëmija ynë nuk është i plotfuqishëm. Fëmija ynë ka virtyte, por edhe defekte. Neve na duket më i mirë dhe ndoshta edhe është i tillë. Mund t’ia përkëdhelim sedrën, duke i thënë që jemi krenarë për të, por nuk duhet ta bëjmë të ndihet i plotfuqishëm, sepse kalimi nga egocentrizmi te mungesa e edukatës, është shumë i shkurtër.

NJË TJETËR GABIM SHUMË I RËNDË QË BËJMË, ËSHTË AI QË KRITIKOJMË DIKË NË PRANI TË FËMIJËVE TANË. NËSE FËMIJA NUK I NDAN LODRAT ME TË TJERËT, ËSHTË I PAEDUKUAR. NËSE E LEJONI TË MOS RESPEKTOJË NË PUBLIK, ËSHTË I PAEDUKUAR. NË QOFTË SE NUK NDIHMON ASKËND NË ASNJË LLOJ SITUATE, ËSHTË I PAEDUKUAR. NËSE MUNDOHET TË MANIPULOJË TË TJERËT, ËSHTË I PAEDUKUAR. SHUMË NGA KËTO SITUATA I DASHUR PRIND, VIJNË PËR FAJIN TËND.

Nga Elisa Tuscano