Humbi nënën nga sëmundja e kancerit. Fiori Dardha ndan kujtimin e fundit me të

0
148

Dy vite më parë moderatorja Fiori Dardha pësoi humbjen e madhe pasi nëna e saj u nda nga jeta. E ndjera humbi betejën e gjatë me një sëmundje të rëndë, në 5 janarin e 2021.

Në dy vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, Fiori ka bërë një postim prekës në Instagram duke postuar kujtimin e fundit që ka me të ëmën. Bashkëngjitur me foton, Fiori shkruan se nuk e di ku e gjeti guximin ta shkëpusë dorën, ndërsa po ashtu shprehet se nuk do të mësohet asnjëherë me humbjen e saj.

“Kjo ndoshta nuk është nje foto e përshtatshme, ose “ideale” instagrami, por për mua është kujtimi i fundit që kam me nënën time!

“Lëshoja dorën dhe lëre të shkojë e qetë” – më tha mjeku, në të hyrë të 5 janarit të dy viteve më parë…

Ende nuk e di ku e gjeta guximin që e shkëputa dorën tënde nga e imja, mam’!

Di vetëm të them, që nuk do të mësohem kurrë me humbjen tënde!

Të dua, ëngjëlli im syshkruar!

P.S: kush më ndjek prej vitesh në rrjete sociale, e di mirë luftën tonë kundër sëmundjes së tmerrshme, të cilën, e shtrenjta mami im e përballoi me shumë dinjitet deri në fund. Ndaj, unë do të vazhdoj ta kujtoj (edhe publikisht) derisa të kem frymë!

Uroj t’i keni sa më gjatë nënat tuaja dhe mos harroni t’i përqafoni e t’u dhuroni dashuri çdo ditë!”-shkruan ajo.