Ne Shqiperi ilacet kushtojne 22 mijë lek. Qytetari cuditet sa lire kushton ilaci ne Greqi

Abuzimet me çmimet janë të panumërta në Shqipëri. Por ato dhëmbin akoma më shumë kur ndodhin në mjekësi, sidomos tek çmimet e ilaçeve.

Kështu një qytetar që ka blerë një ilaç tek një farmaci greke pranë QSUT në Tiranë ka ngelur i shokuar kur ka parë diferencën e çmimeve.

Në kuti në gjuhën greke çmimi origjinal ishte shënuar 4.82 Euro ndërsa qytetari pagoi 2360 lekë të reja.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, çmimi i shitjes në Shqipëri është 4.2 herë më i lartë. Një diferencë kaq e madhe natyrisht është një abuzim i pastër, por në një vend si Shqipëria ku nuk funksionon asgjë, populli i shkretë është gjithmonë ai që “e ha”.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq! Skandal me çmimet e ilaçeve ne farmacitë greke, 4.82 Euro çmimi real, 2360 leke te reja çmimi qe e shesin këtu… Turp, turp, turp… Postojini plerat, ngelen duke vjedhur popullin. E bleva te farmacia greke perballe QSUT. Fature s’me dha, se nuk japin ndonjëherë. Ilaci eshte Omeprazol 20 mg. Flm.