Humbi betejen me semundjen e rendë.Ndahet nga jeta pedagogia e njohur

Eshte ndare nga jeta ne moshe te re pedagogia nga Gjirokastra, Edlira Late.

Beteja me semundjen e rende nuk ja doli.

Edlira Late kishte një përvojë disa vjeçare në menaxhimin e çështjeve të arsimit në sektorin publik dhe privat, me një fokus të veçantë në fushën e trajnimit të mësuesve, të ndërkombëtarizimit të arsimit dhe të sigurimit të cilësisë në arsim.

Si studente në programin Fulbright, pjesë e programeve të shkëmbimit të mbështetur nga “US Bureau of Educational and Cultural Affairs”, ajo përfundoi programin Master në Edukim në fushën e Drejtimit dhe Studimit të Politikave në Arsim, në Loyola University Chicago, Illinois, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.