Humb jeten bashkë me femijen e saj drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas

Ndahet nga jeta drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi

Lajmi eshte publikuar nga Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.

Ajo kishte nje komplikacion dhe ishte ne gjendje kritike per jeten pasi humbi femijen e saj.

Edhe pse u derguar ne Stamboll per nje mjekim te specializuar ajo nuk ja arriti te jetonte.

Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore.
Klodi ka dhënë një kontribut vullnetar kyc në ngritjen e fuqizimin e Dhomës Ekonomike të Gruas. Krahas punës për të rritur sipërmarrjen e saj, ajo kontribuoi për të fuqizuar, ndërlidhur, e mbështetur qindra gra sipërmarrëse në vend. Prej sot ne kemi humbur një vajzë të shkëlqyer, roli model, por do të ruajmë me forcë cdo vlerë që Klodi krijoi në këtë kohë të shkurtër, por intensive dhe të cojmë përpara misionin e saj për fuqizimin ekonomik të gruas.
Jemi pranë nënës, babait, vëllezërve dhe bashkëshortit të saj në këto momente të vështira.