Historia e erret e Altin Çokut vite me pare qe donte te kryente mardhenie me gocen e dajes

Ky eshte Altin Çoku 39 vjecari qe dergoi ne vetvrasje Sibela Abedinin.

Ai para 15 vjtesh ka pasur probleme dhe me kusheriren e tij vajzen e dajes. Po ashtu ka dashur te vras dhe kusheririne tij.

Gazetari Spartak Koka zbuloi në emisionin Uniko lidhur me rastin e Altin Çokut se ky i fundit i bëri realitet kërcënimet e tij.

Në vitin 2010, Altin Çoku tentoi të vriste kushëririn e tij (djali i dajës)15 vjeç, i cili ishte duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku mori një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.

Për fat të mire 15-vjeçari u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq i mituri pesoi djegie të rënda në masën 25%.

Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësi Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë. Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg.