E zgjodhën si banorin më të padëshiruar në shtëpinë e ‘Big Brother’, Donaldi habit me veprimet që bën më pas

Dje banorët kanë ndarë cmime të ndryshme pas një spektakli të organizuar. Secili banor ka pasur për detyrë të interpretojë dicka, dhe në fund të ndahen cmimet.

Banorët kanë votuar vetë për secilin cmim, por që këtë cmime nuk ndërlidheshin me performancat që ata do të realizonin.

Pas spektaklit Egzona si moderatore e spektaklit ishte ajo që ndau çmimet, ku Donaldi u zgjedh si më i padëshiruar në Big Brother.

E reagimi i tij nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi edhe ai vet e priti një gjë të tillë, edhe pse tregoi se i erdhi inat që nuk e fitoi atë të “Intelegjencës”, ku banorët votuan Einxhel Shkirën.

Kujtojmë se Donaldi, Einxhel dhe Beatrixa janë tre banorët e nominuar këtë javë dhe njëri nga të tre do ta lërë shtëpinë të premten. Donaldi këto ditë pas spektaklit të së martës ka paur debate të forta me Einxhel, pasi ajo e akuzon si pa të drejtë vendimin e tij për të shpëtuar Tanin dhe jo Dagzin.