78 vjecari ankohet se ka mbi nje vit qe nuk ben dashuri me gruan. Ja si i pergjigjet ajo

Pas votimit të publikut, i cili i jep të drejtë Hajries për konfliktin me të shoqin në “Shihemi në Gjyq’, Qerimi ka një tjetër deklaratë. 78-vjeçari thotë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan se prej një viti e gjysmë mes tij dhe të shoqes nuk ka intimitet.

Qerim: Çështë ai që tregon të drejtën kur je në ballafaqim? Po ka një vit e ca s’më afrohet fare, unë në kat të parë, ajo në të dytë.

Ardit Gjebrea: Çfarë mo?

Qerim: Nuk fle me mua. Unë në kat të parë, ajo shkon në të dytë.

Ardit Gjebrea: O Qerim, unë kujtova se the nuk flet, po ti e paske nuk fle. Po pse?

Qerim: Po s’do, ku di unë ç’mendje ka. Unë prandaj e kam thirrur këtu, të tregojë të drejtat të tëra.

Në fund, Qerimi i kërkon të shoqes që të paktën të flenë pranë, por prej saj nuk ka një reagim konkret.

Qerimi e akuzon Hajrien, bashkëshorten e tij për tradhti, por bëhet fjalë për fshehjen e disa gjërave prej tij dhe jo një akti të mirëfilltë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sqarohet se çifti i të moshuarve ka një problem me fqinjin. Fqinji, Astriti, ngacmon vazhdimisht Hajrien dhe e kërcënon, ndërsa ajo nuk i ka treguar Qerimit.

Qerimi i kërkon llogari për këtë, por Hajria rrëfehet e turpëruar gjestet e pahijshme të fqinjit ndaj saj. Ai ka arritur deri aty sa t’i thojë se ka filmuar momente intime të bashkëshortëve të cilat do t’i postojë në Facbook.

Hajrie: Nuk di si të them me një Zot që e dëgjon dhe që e sheh. Bën veprime të padëshirueshme.

Eni Çobani: Çfarë? Si?

Hajria bën gjeste me duar që tregojnë se fqinji zhvishej para saj.

Hajrie: I tund përpara e mbrapa, si të dojë ai. Unë nisem, ai më del mbrapa. Unë shkoj për te kunati, ai më del përpara. Veprime të pa…

Qerim: Çfarë të kam thënë kur të del përpara, pse s’mi ke treguar?

Ardit Gjebrea: Më fal, ai të del përpara dhe çfarë bën?

Hajrie: “Ku vete? K*rvë”. Të kam faj unë ore se unë nuk matem dot me atë se nuk kam fuqi.

Qerim: Nuk i tregon çfarë të thotë ai. Nuk i tregon. Nuk është kjo që ia fsheh burrit? Pse e tregon? Çdo gjë që të thotë në moment, jemi burrë e grua, jemi në këtë moshë tani.

Hajrie: Nuk doja konflikte dhe nuk i bëja shamatë këtij. Ngaqë s’bëja shamatë unë, ai filloi doli hapur pastaj, hipte në kat të dytë e ky e dëgjoi…

Qerim: Pse të arrinte deri atje që unë ta dëgjoja pas shumë kohësh?

Hajrie: Më ka thënë të kam nxjerrë nudo. Po çfarë t’i thosha unë?

Ardit Gjebrea: Çfarë thoshte, të kam nxjerrë…

Hajrie: Po, na ka nxjerrë, na ka hedhur, nuk e di nga dritarja.

Ardit Gjebrea: Të ka nxjerrë nudo?

Qerim: Nudo do iu hedh në Facebook, ka deklaruar para kësaj, i ka prerë rrugën e i ka thënë