6 fjalitë motivuese që duhet t’i thoni çdo gruaje pasi është bërë nënë

Një libër i ri për psikologjinë e nënave pas lindjes sugjeron frazat që duhet t’i thoni nënave lehona për të përmirësuar humorin e tyre. Libri ka dalë nga Orange Rhino, një nënë dhe një blogere, e cila ka shkruar librin e titulluar “Bërtit më pak, duaj më shumë”. Në të janë të shkruara të gjitha frazat që mund të inkurajojnë dhe të ndihmojnë nënat në këtë fazë kaq delikate. Më poshtë ju tregojmë 6 nga propozimet që ajo sugjeron për t’u shprehur nga babai i fëmijës, gjyshërit dhe gjyshet por edhe miqtë e mikeshat.

“Të admiroj. Ku e gjen gjithë këtë energji për të bërë gjithçka?”

Nënat e reja bëjnë përpjekje vërtet titanike. Përkundër pasojave të lindjes, hormoneve që lëkunden dhe ushqyerjes me gji, ato arrijnë të menaxhojnë kërkesat e panumërta të një fëmije, të durojnë të qarat e pafundme dhe të flenë shumë pak orë gjatë natës. Për këtë arsye, nëse nënat do ta dinin se të tjerët e vlerësojnë atë që ajo bën, ky do të ishte ngushëllim dhe inkurajim i madh.

“Je duke bërë një punë të mrekullueshme”

Të gjitha nënat e reja, madje edhe ato me karakter të fortë, ballafaqohen me dyshime të përditshme, me paqëndrueshmëri të vogla dhe frustrime nga dyshimi nëse po e bëjnë apo jo siç duhet këtë “punë”. Dhe shumë herë ato janë të ekspozuara ndaj kritikave pak a shumë të bëra nga të njohurit, të afërmit dhe miqtë. Të dëgjosh një zë miqësor herë pas here, i cili vlerëson përpjekjet e tua është me të vërtetë ndjesi e bukur.

“E di që është e vështirë”

Është e kotë ta mohoni: të jesh një nënë dhe të kujdesesh për një fëmijë është e komplikuar. Por jo të gjithë e dinë këtë pjesë. Kjo është arsyeja pse kur dikush i thotë se e di se si është kjo situatë, nëna e re do të ndihet më e lehtësuar dhe më e kuptuar.

“A ke nevojë për një shami?”

Me gjithë kujdesin ndaj fëmijës, menaxhimin e familjes, ndoshta edhe rikthimin në punë, nëse I shihni nënat “të shkatërruara” është normale. Nëse nënat e dinë se të tjerët i kuptojnë, ngushëllohen mjaftueshëm, dhe kjo do të ndihmojë që ato ta lëshojnë veten më në fund dhe të arrijnë të qajnë në supin e dikujt tjetër.

“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë”

Ndërgjegjësimi se një nënë e re nuk është e vetmja që përballet me beteja të tilla, është hapi i parë i përballjes me këto beteja, pa iu nënshtruar atyre.

“Më ler të të ndihmoj”

Disa njerëzve nuk u pëlqen të kërkojnë ndihmë. Por të gjitha nënat e reja kanë nevojë për mbështetje praktike dhe psikologjike. Prandaj duhet të ofroni ndihmë. Edhe në gjëra të vogla: për to do të jetë shumë./Burimet ”PËR NËNAT”