5 sjellje që i bëjnë njerëzit të të pëlqejnë më shumë

Çfarë e bën një person të pëlqyeshëm? Çfarë na tërheq tek ata?

Këto janë 5 sjelljet që i bëjnë njerëzit t’ju pëlqejnë më shumë:

1. Ata nuk duan asgjë në këmbim. Njerëzit e pëlqyeshëm me të vërtetë nuk kërkojnë asgjë. Ata ulen me ju, ndajnë një filxhan kafe dhe përfshihen në një bisedë. Ata bëjnë kontakt me sy, buzëqeshin dhe nuk duan asgjë veç të jenë me ju.

2. Ata kanë fuqi të jashtëzakonshme dëgjimi.
Një individ i pëlqyeshëm do t’ju lejojë të flisni dhe të tregoni për jetën tuaj. Kur largohesh prej tyre, mendon menjëherë: “Uau, çfarë njeriu i madh. Dhe une nuk di asgjë për të.” Madje shumë herë do ta pranoni: “Nuk e kam ndarë kurrë këtë me askënd më parë”.Në fund të fundit, a nuk duam të gjithë të dëgjohemi?

3. Ata janë njerëz të vërtetë.
Njeriu i pëlqyeshëm nuk ka asgjë për të provuar. Ata janë të vërtetë në të gjitha aspektet. Nëse atyre nuk u pëlqen diçka, ata do t’jua bëjnë të ditur. Ata flasin dhe ndajnë me të tjerët, edhe nëse me atë temë nuk bien dakort. Ata kanë aftësinë t’ju bëjnë të ditur, “Unë e admiroj mendimin tuaj. Le të biem dakord të mos pajtohemi.”

4. Nuk gjykojnë dhe nuk kritikojnë.
Këta njerëz i duan të gjithë. Dhe, nëse nuk kuptojnë diçka, do ta pranojnë ashtu siç është, por kurrë nuk ju gjykojnë apo kritikojnë për atë që po bëni. Personi i pëlqyeshëm beson se secili ka të drejtë për mësimet, mundësitë dhe opinionet e veta. Ata mësojnë nga të tjerët.

5. Ata i prekin njerëzit.
Personi i pëlqyeshëm ka pak kufij personalë. Ata pëlqejnë të prekin dhe përqafojnë. Ata kënaqen duke e ndjerë personin pranë, dhe sigurisht jo në një mënyrë të keqe. Ata nuk janë individë të turpshëm, qofshin një goditje mbi supe, një shtrëngim duarsh apo një përqafim, personi i pëlqyeshëm ka një lidhje me ju. Nëse po përpiqeni të jeni të pëlqyeshëm dhe keni një problem me prekjen e të tjerëve, një shtrëngim duarsh është ok. Prekja është një nga artet më ekspresive të komunikimit.