5 gabimet që bëni kur përgatisni pica në shtëpi

Pica që përgatitet në shtëpi kërkon shumë pak përbërës: salcë, domate, djathë, brumë. Ndaj picën e ëndrrave tuaja mund t’a përgatisni sipas dëshirës, sepse asgjë nuk ju pengon. Por, ju meritoni më të mirën ndaj sigurohuni që nuk po bëni gabimet e zakonshme.

Mos e bëni brumin shumë të hollë

Ka një kufi se sa i hollë duhet të jetë brumi i picës, për shkak se nëse e bëni shumë të hollë nuk do të ketë fortësinë e duhur për të mbajtur salcën, djathin dhe përbërësit e tjerë.
Ndiqni këtë udhëzim:

Për një picë krokante hollojeni brumin me ngadalë deri sa të jetë rreth 2-3 cm e trashë. Përdorni një petws për të hapur brumin.

Mos hidhni shumë përbërës

Vendosja e shumë përbërësve në picë nuk mund të jetë gjithnjë gjëja e duhur. Sa më shumë hidhni aq më shumë kohë do të duhet për t’u gatuar, mbajeni mend. Kjo mund të rezultojë në një pica të gatuar në mënyrë të pabarabartë, me një kore të pjekur ose të djegur dhe përbërës të papjekur.
Ndiqni këtë udhëzim:

Shmangni shumë përbërës dhe ndajini në mënyrë të barabartë mbi brumë, duke përdorur djathë cilësor. Pica juaj do të gatuhet më shpejt dhe përbërësit do të qëndrojnë më mirë bashkë.

Mos i paragatuani përbërësit

Shumë përbërës mjafton që t’i prisni dhe copëtoni, për t’u shtuar mbi picë para se të piqet. Por disa të tjerë, siç është mishi duhet të parapërgatiten.
Edhe pse pica gatuhet në një temperaturë të lartë, koha e gatimit nuk është aq e gjatë sa duhet për të gatuar mishin. Ka gjithashtu disa perime të gjelbërta si brokoli që kërkojnë një zverdhje para se të piqen në pica.

Ndiqni këtë udhëzim:

Mos rrezikoni të sëmureni. Kur përdorni përbërës si sallam, pulë, mish, gjithmonë gatuajini përpara se t’i shtoni te pica.

Parapërgatisni tavën e pjekjes së picës

Është në dorën tuaj nëse do të përdorni një tavë pjekjeje apo pajisje tjetër për picën. Ato janë një zgjedhje e mirë. Por që të merrni një brumë të pjekur në mënyrë perfekte, duhet vëmendje para se të ndërtoni picën tuaj dhe më pas rrëshqiteni atë në furrë. Kështu nuk rrezikoni që korja të jetë e butë.

Ndiqni këtë udhëzim:

Për një kore të përsosur, çelësi është të nxehni ose parapërgatisni tavën tuaj të pjekjes. Nëse jeni duke përdorur një tavë pjekjeje, shtroni pak vaj paraprakisht dhe ngroheni në furrë.

Keni vendosur temperaturë shumë të ulët

Shumë prej recetave piqen në 180 gradë Celsius, por kjo nuk funksionon për pica. Nëse e vendosni në një temperaturë shumë të ulët, pica do të përfundojë me një kore të lagur dhe përbërës të pjekur. Që të piqet mirë pica ka nevojë për një furrë të nxehtë.

Ndiqni këtë udhëzim

Në një temperaturë të lartë pica piqet shumë më mirë. Ndaj piqni me 200 gradë celsius e më shumë, në mënyrë që të përfitoni një kore të bukur të artë.