Hekurosja është një nga punët e shtëpisë që ose e bën me qef ose do të ishe gati të paguaje vetëm që mos ta bëje një gjë të tillë. Ndoshta janë gabimet që bëni gjatë këtij procesi që j’ua vështirësojnë punën, ndaj më poshtë do të lexoni disa këshilla shumë të vlefshme.
1. Pëlhurat delikate duhen hekurosur në fillim
Hekuri kërkon kohë të ngrohet ashtu si kërkon kohë të ftohtet, kështu që filloni me veshjet mëndafshi apo poliestër që nuk kërkojnë shumë nxehtësi e me pas me materialet si pambuku.
2. Nëse veshja është e përbërë nga disa materiali zgjidhni temperaturën e duhur për materialin më delikat.
3. Mos hidhni uje nga rubineti tek rezervuari i hekurit.
4. Patroni pllakën e hekurit me sodë buke pasi të jetë ftohur plotësisht.
5. Gjithmonë boshatisni rezervuarin e ujit të hekurit përpara se të vendosni hekurin në vendin e duhur.
SHIKO.NEWS