46-vjeçarja priste menopauzen por mrekullisht ajo ngel shtatzen dhe i ndryshon e gjithe jeta

Një shtatzëni SUPRIZ në çdo moshë mund të jetë emocionuese dhe mund të rrëzojë planet tuaja, pavarësisht nëse jeni 16 ose 46 vjeçe.

Kjo grua tregon historinë e saj, se si jeta u ndryshoi përgjithmonë nga një shtatzëni që ndodhi kur ata si cift nuk e prisnin aspak.

”Isha e befasuar kur mbeta mbeta shtatzënë për herë të parë në moshën 46 vjeçare” – thotë Victoria Cunningham, 47 vjecare një mësuese yoga. Ajo jeton në Glasgow me të burrin e saj Stuart Chalmers 44 vjeç, me profesion dizajner dhe djalin e tyre 11 muajsh Alisdair.

Victoria Cunningham tashmë kishte hequr dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë nënë kur mbeti shtatzënë në moshën 46-vjeçare me të fejuarin e saj Stuart.

Takimi yne ndodhi në internet derisa, në gusht 2019 dhe, në moshën 44 vjeç, pashë Stuartin që ishte 41 vjeç, kreativ, qesharak, i pashëm dhe, ndryshe nga shumica e meshkujve në internet, dukej normal!

Brenda një muaji qe takoheshin i thashë se e doja, dhe ai e tha përsëri dy muaj më vonë.

Unë u zhvendosa në shtëpinë e tij në shkurt 2020, pak para fillimit të pandemisë. Edhe me gjithë frikën dhe shqetësimin e Covid-it, ne ishim kaq të lumtur së bashku.

Sa për fëmijët, Stuart do të kishte dashur të bëhej baba. Por ai nuk kishte takuar personin e duhur dhe unë dukshëm e kisha kaluar moshën e lindjes së fëmijëve dhe nuk e mendonim kurrë se shtatezania do te ndodhte

Më pas, në fund të janarit 2021, kuptova që dicka po ndodhte në trupin tim dhe isha e sigurt se ishte peri-menopauza, por kur në fillim të shkurtit, një zë i vogël brenda meje pyeste: ‘A mund të jem shtatzënë?’ Keshtu qe nje dite kur Stuart ishte në punë bleva nje test shtatezanie.

Sapo testi doli pozitiv menjëherë, ishte sikur bota ndaloi, i dërgova menjëherë mesazh Stuartit, i cili ishte i habitur, por i kënaqur.

Më tej mjekët më thanë se e imja ishte një ‘shtatzani geriatrike’, që do të thoshte se kishte rreziqe për mua dhe foshnjën.

Plus, kufizimet e Covid nënkuptonin se takimet ishin më të vonuara. Në javën e 37-të, mjekët ranë dakord për një lindje të parakoshshme.

Kur Alisdair zhurmoi në botë, me peshë 6 lb 2oz, ishte dashuri me shikim të parë. Stuart ishte po aq i emocionuar që më në fund u bë baba.

Tashmë Alisdair është trashëgimtari im. Të qenit nëna e tij ka ndryshuar jetën time përgjithmonë – dhe ka mbushur boshllekun në zemrën time.”