Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë Albani muajin e kaluar në koncertin që mbajti në Prishtinë. Ndërsa Miriam zbuloi se në ceremoninë e martesës në Maldive ishin të katërt, bashkë me bebushin.
“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh”, u shpreh Miriam.
Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një foto ku shkëlqen dhe duket e mahnitshme me një rreth me lule të bardha në kokë.
Miriam ka treguar se lajmin e shtatzënisë ja tha Albanit të parit. “Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm”, u shpreh Miriami.