4 keshilla si te keni kocka te forta pas te 50-tave

Shendeti i kockave eshte teper i rrezikuar ne moshen pas te 50-ave si per femrat edhe per meshkujt. Kur behet fjale per to, te gjithe vrapojne te marrin suplemente kalciumi apo te rrisin konsumin e bulmetit. Ne fakt kjo nuk mjafton aspak! Kockat nuk nevojiten vetem kalcium por edhe magnez, vitamine D dhe K2. Pa kete sinergji nuk arrihet te behet asgje. Madje, marrja me shumice e suplementeve te kalciumit pa pasur ekuiliber me keto 3 te tjerat mund te jete edhe e demshme per zemren!

Per kocka te forta:
-pasuroni dieten me nga pak djathe te stazhonuar, kos shtepie, gjethe jeshile, kakao te paster, fasule dhe agrume
-konsumoni shpesh peshk te vogel bashke me halat ose peshk ton, veze te ziera, fara kungulli dhe bajame
-rrini ne diell cdo dite nga pak
-konsumoni lengje te perimeve si domatja, panxhari, spinaqi, pazite dhe selinoja!
Dhe mos harroni, njesoj i rendesishem per kockat eshte aktiviteti fizik i rregullt!

Blerina Bombaj